Një grup studentësh të Universitetit të Prishtinës protestuan kundër zvarritjes së formimit të qeverisë së re të Kosovës. Studentët vendosën mbishkrime në hyrje të Kuvendit me sloganin “boll luajtët.”
Me moton “Boll ma se jemi lodhur”, një grup studentesh të Universitetit të Prishtinës mbajtën të enjten një protestë në Prishtinë në shenjë reagimi ndaj mosformimit të qeverisë së re, pavarësisht se kanë kaluar tashmë 3 muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve, Studentët vendosen para hyrjes së Kuvendit mbishkrimin “Boll luajtët” ndërkohë që theksuan se të rinjtë e Kosovës po largohen nga vendi për shkak se nuk poi u ofrohet një jetë e mirë në Kosovë.
Studentët thanë se po shohin degradim në një numër fushash, në arsim, politikë, zhvillim ekonomik dhe se Kosova po zbrazet. Ata përmendën ikjen e qytetarëve për në Gjermani duke thënë se ky vend ofron mundësinë për kualifikim dhe punë. Ata thanë gjithashtu se nëse nuk votohet buxheti, do të ketë trazira edhe më të mëdha dhe akuzuan politikën për lojra pushteti. Policia ishte e pranishme, por protesta përfundoi e qetë. /abcnews.al