Në Itali nuk mungojnë kurrë polemikat në lidhje me gabimet e arbitrave. Interi nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 në duelin e djeshëm shtëpiak përballë Parmës, teksa zikaltrit pretenduan për një penallti të paakorduar.
Francesco Graziani nuk është përmbajtur aspak në deklaratën e fundit. I ftuar në Sportmediaset XXL, ish-sulmuesi i kombëtares së Italisë, sulmon teknologjinë VAR dhe ata që e drejtojnë atë.
“VAR ka mungesë besueshmërie. Atyre që punojnë me teknologjinë po u them që të heqin dorë nga loja me letra kur po luhet ndeshja, është e pamundur të përballemi me gabime kaq të mëdha.
Interi ka të drejtë në rastin e penalltisë që nuk u dha për ta. Nëse do e thërrisnin arbitrin të shikonte rastin në monitor, është e sigurt që do të jepte penallti për ekipin e Contes“, deklaron Graziani. /abcnews.al