Policia boliviane ka arrestuar ish-shefin e shtabit të ushtrisë Juan Jose Zuniga, pasi ky i fundit akuzohet për një tentativë grusht shteti .
Imazhet e transmetuara nga televizioni shtetëror bolivian treguan gjeneralin Zuniga duke u larguar me një automjet policie pak pasi dha një deklaratë të shkurtër për gazetarët.
Ushtarë të armatosur rëndë dhe automjete të blinduara ishin vendosur më herët në sheshin kryesor të kryeqytetit La Paz, rreth selisë së qeverisë.
Momento en que las Autoridades detienen al general Juan José Zúñiga, líder del intento de golpe de Estado contra el presidente #Bolivia#LuisArce pic.twitter.com/LNtzkEEiJA
— Delvys Lanfranco (@delvyslanfranco) June 26, 2024
/abcnews.al/