Boksieri shqiptar që nuk “njeh” humbje: Synoj të mbaj titullin kampion bote në WBC, pse jo të sfidoj dhe sportistët e UFC-së

schedule09:09 - 9 Nëntor, 2023

schedule 09:09 - 9 Nëntor, 2023

Kampioni i botës në WBC International, Ermal Hadribeaj synon të shënojë një tjetër fitore në Uzbekistan, ku pritet të mbrojë titullin që fitoi më parë. Boksieri, i konsideruar si ‘snajperi’ shqiptar në Amerikë, dha një intervistë për “ABC-ja e mëngjesit”, ku tregoi se gjithmonë është marrë më sport.

I pyetur nga gazetarët, Hadribeaj tregoi se me kategorinë WBC merret prej pesë vitesh. “Kam 5 vite që merrem me boks. Jam marrë me sporte marciale, me futboll. Kam qenë i prirur për sportet dhe besoja se në çdo sport specifik kam qenë i prirur dhe e kam treguar.”, tha 29 vjeçari shqiptar që nuk njeh humbje.

16 ndeshje i ka realizuar pa humbje. Megjithatë, siç shtoi 29 vjeçari, qëllimi i tij është që të mbajë titullin kampion bote por gjithashtu edhe të sfidojë kampionët e UFC-së. “Qëllimi është të mbaj titullin kampion i botës dhe pse jo të sfidoj shumë kollaj një sportist, një kampion të UFC.“, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!