Boksieri britanik kërcënon Wilder

schedule23:55 - 21 Maj, 2019

schedule 23:55 - 21 Maj, 2019

Boksieri Britanik Anthony Joshua i hap sfidë rivalit të tij më të madh amerikanit Wilder. Sfida mes tyre pritet do të caktoj boksierin më të mirë të dekadave të fundit.

Kampioni i shumëfishtë i botës, britaniku Anthony Juoshua ka zbarkuar në Amerikë në prag të duelit ndaj Ruiz Jr.

Sfida do të zhvillohet në datën 1 qershor në New York ku Joshua është favorit absolute. Madje boksieri britanik theksoi se do të fitojë me nokaut ndërkohe që paralajmëroi amerikan Wilder që u shpall kampion pak ditë më parë.

Është ndeshja ime e parë në Amerikë dhe do të fitojë me nokaut ndaj Ruiz. Është hapi im i parë në këtë vend dhe fansat amerikan do të më mbështesin.  Më pas do të jetë radha e Wilder për të përfunduar në tapet.

E dua një përballje me Wilder. Plani për tu ndeshur me 13 prill dështoi dhe shpresoj që kësaj radhe gjithçka të shkoj mire. Unë kam ardhur ne Amerikë edhe për Wilder dhe premtoj se do ta shkatërroj atë, tha Anthony Joshua. Britaniku ka fituar 22 herë në karrierën e tij profesionistë, 21 prej të cilave në nokaut ndërkohë që nuk njeh asnjë humbje.

Dueli mes Joshua dhe Wilder konsiderohet si më e forta e dekadave të fundit. Të dy boksierët janë të pa mposhtur dhe fituesi do të jetë kampioni absolute i peshave të renda./ABC News Albania 24/7