Mike Tyson ka refuzuar një ofertë mjaft interesante. David Feldman, i cili është promotor i boksit pa doreza, ka tentuar ta bindë amerikanin të rikthehet në ring dhe nëse do të pranonte do të përfitonte jo pak, por plot 20 milion euro.
“The Sun” raporton se dy herë Feldman është përpjekur ta bindur Tyson, por ky i fundit është i bindur të rikthehet në boksin tradicional. Ideja e propozuar nuk e ka tërhequr boksierin e njohur.
Kohët e fundit ai ka postuar edhe video duke u stërvitur. Tyson është 54 vjeç dhe është i vendosur të rikthehet në ring, me siguri në ndonjë ndeshje bamirësie. /abcnews.al