Nuk ka diskutuar asgjë, dhe mund të arrijë larg. Shqipëria ka një “yll” të ri në boks, dhe bëhet fjalë për një luftëtar më pak se 16 vjeç.
Ky është Riduan Gashi, boksier i Kombëtares dhe i klubit “Studenti” në kryeqytet, që ka arritur në gjysmëfinalet e Kampionatit Evropian U16. Kjo do të thotë se deri tani ka siguruar medaljen e bronzit.
Turneu po zhvillohet në kryeqytetin e Bosnjë-Hercegovinës, Sarajevë, dhe Gashi ka fituar dy ndeshje, në të tetat e finaleve dhe në çerekfinale. Ai e siguroi gjysmëfinalen pasi mundi 5-0 rivalin nga Mali i Zi, Matija Roganovic. Gjyqtari rumun Adrian Zidaru dhe gjyqtarët pranë ringut nuk kishin asnjë dyshim për epërsinë e shqiptarit.
Një raund më parë, Gashi mundi po 5-0 rivalin e parë, Maksim Sergejevic Kirilov nga Bullgaria. Boksieri adoleshent po ndihmon Shqipërinë që të shkruajë emrin në skenën e madhe të kontinentit, në një turne të dominuar nga Rusia që ka 10 boksierë në gjysmëfinale. /i.m /abcnews.al