Bojkoti, Rudina Hajdari: Nuk heqim dorë nga listat e hapura! “Nisma” me kandidatë në çdo zonë

schedule14:12 - 30 Shtator, 2020

schedule 14:12 - 30 Shtator, 2020

Deputetja Rudina Hajdari ka folur në studion e ABC News për bojtkotin në tryezën e sotme të Komisionit të Ligjeve. Ajo tha se PS po përpiqet të fshihet pas një drafti që kërkon parimisht hapjen e listave ndërkohë që renditja bëhet në bazë të preferencës së kryetarit.

“Propozimi i PS është i njëanshnëm dhe ne kërkojmë lista të hapura 100% dhe kjo është bërë një vështirësi e madhe për qytetarët shqiptarë. Kjo është një betejë që ne do ta fitojmë. PS vazhdon dhe këmbëngul në propozimin që nuk ia jep këtë mundësi qytetarëve shqiptarë. Kemi gjithë këto vite që parlamenti është diktuar nga partitë politike. Listën e kandidatëve duhet ta vendosin qytetarët dhe jo kryetari.

Propozimi i PS ka ardhur me një këmbëngulje dhe në një mënyrë hileqare. Ne kërkuam që hapja e listave duhet të përcaktohet nga qytetarët ndërsa PS bëri një propozim ku vota parapëlqyese është e pamundur të thyejë vullnetin e kryetarit. Nëse do vazhdojë të shantazhojë kur deputetët e opozitës parlamentare mund të joshen nga deputetët e PS. Në çdo mbledhje duhet të ketë dakordësi dhe rakordim. Ne e thamë që nuk mund të ecim përpara duke diskutuar nen për nen diçka ku duhet diskutuar edhe me palën tjetër e cila nuk ishte prezente. Kemi dy nga kryetarët e partive që janë pro listave të hapura. Rama u hoq sikur po përkrahte nismën tonë por nuk e bëri këtë gjë. Ne nuk mund të bëhemi pjesë e një farse. Nga ana tjetër kemi edhe një palë tjetër që kërkon hapjen e listave ashtu siç ne e duam”, tha Hajdari.

Hajdari u shpreh se nuk do të pranojë të futet në kampe pasi do të luftojë deri në fund për hapjen e listave. Ndërkohë që lidhur me heqjen e koalicioneve ajo nuk pranoi të pozicionohet, por shtoi se nuk mund të futet në Kuvend dikush që ka marrë më pak vota. Ajo deklaroi se partia e saj Nisma do të ketë kandidatë për deputetë në çdo qark dhe çdo zonë.

“Ne themi sot t’i japim një alternativë tjetër shqiptarëve. Unë nuk futem në kampe. Nuk i përkas asnjë kampi. Ajo që po luftoj unë janë pikërisht listat e hapura. Nëse do vazhdoj, do e ço këtë detyrë deri në fund. Nëse e meritoj atëherë le të shkojmë në parlament. Koalicionet nuk janë një debat që më përket. Personalisht mendoj që koalicionet janë një strategji për të bërë një lojë politike për të ardhur në pushtet. Vota e qytetarëve duhet të jetë në parlament. Pse duhet të futet në parlament dikush që ka marrë më pak vota.

Unë e kam zgjedhur rrymën time politike dhe mendoj që vendi ka nevojë për një moshë relativisht të re, që është më aktivja dhe socialja në shoqëri sot. Mendoj se kështu mund të ketë një lloj ndryshimi. Do jem pjesë e zgjedhjeve të 25 prillit. Kemi shumë njerëz që na janë bashkuar. Regjistrimet kanë qenë të shumta. Do kemi kandidatë në çdo qark dhe në çdo zonë. Ne jemi duke udhëtuar në qytete të ndryshme. Të shtunën do jemi në Bajram Curr. Do bëjmë çdo lloj sakrifice për të ndaluar këtë proces që ka ndërmarrë partia socialiste. Duke patur një përfaqësim më demokratik do kemi ndryshim në vend”, u shpreh Hajdari./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!