Bojaxhi: TAP nuk i jep gaz Shqipërisë, sepse nuk shet gaz

schedule22:31 - 25 Prill, 2022

schedule 22:31 - 25 Prill, 2022

Ish-zëvendës ministri i Energjetikës, Gjergj Bojaxhi, i ftuar në emisionin “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ka folur për arsyet se pse Shqipëria nuk merr gaz nga TAP.

Bojaxhi tha se Shqipëria ashtu si Greqia dhe Italia, nuk merr gaz, pasi nuk ka tranzit-fi me TAP.

Sipas tij në kohën kur është nënshkruar marrëveshja me TAP, Shqipëria ka qenë në kushte të këqija, dhe grupi negociator nuk mund të vendoste kushte.

Ai tha se TAP është kompania që ka krijuar tubacioniet, nuk shet gaz, duke shtuar se negociatata duhen bërë me kompanitë.

TAP ka qenë fillimisht një koncept, EGL dhe zoti Afezolli padyshim që është një nga iniciatorët e TAP, dhe për këtë duhet vlerësuar,. TAP-i është filluar kur Shqipëria nuk ishte as vend i NATO-s, dhe ishte shumë problematik në atë kohë. E para njëherë TAP është segmenti Turqi-Greqi-Shqipëri dhe Itali. Asnjë nga këto vende nuk ka tranzit-fi për TAP, as Greqia, as Italia dhe as Shqipëria. Rinegocimi i vitit 2016-të vjen si pasojë se Shqipëria ishte e para bëri kontratë me TAP. Ne nuk e dinim se çfarë kontratë do të bënte Greqia, bëmë kontratën që ne duhet të marrim atë që do marrë Greqia. Kontrata e 2016-s vjen si pasojë e kontratës së 2013-s. Në këto kushte Shqipëria ishte në një garë të fortë nëse projekti do të kalonte në Shqipëri apo jo. Në 2013-n u votua nga të dyja grup[imët politike. Çështja ëhstë se ne luteshim që në radhë të parë Azerbajxhani të pranonte që TAP të kalonte në Shqipëri. Në kontekstin ku jemi sot të dalësh dhe të thuash si ka muindësi, ne s’kishim forcë negociuese. Duke kaluar në Shqipëri krijonte stabilitet politik, pasi të gjithë faktorët ndërkombëtarë duan të ketë stabilitet. Duke kaluar ky tubacion i krijon Shqipërisë potencialisht që të ketë akses në një tubacion për ta blerë këtë gaz dhje për të integruar në ekonominë tonë. TAP kalon në Shqipëri, Greqi dhe Itali, por asnjë vend nuk merr lek nga TAP. TAP ka paguar shtetin shqiptar dhe familjet ku kalon tubacioni”, u shpreh Bojaxhi.

/Abcnews.al/