Kandidati për kryeministër në Kosovë Albin Kurti në një konferencë të përbashkët me kandidatin për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri Boiken Abazi është shprehur se ai as nuk shitet e as nuk blihet.
Kurti është shprehur se Shqipëria dhe Kosova kanë nevojë për gjithë përfshirje sociale.
Ndër të tjera ai ka thënë se synojnë që të jenë zëri i të vërtetës në Kuvendin e Shqipërisë, pasi angazhimi ynë është për drejtësi.
“Shqipëria është më e madhe se qeveria. Për nga numri i anëtarëve dhe në Tiranë jemi njësoj siç ishim në Prishtinë. Më lejoni t’ju falenderoj të gjithë aktivistët në Shqipëri që na kanë mbështetur e ndihmuar, mbrojtur në momentet më të vështira. Ndryshimet në Kosovë janë bërë. Shqipëria ka nevojë për ndryshime, shqiptarët meritojnë më shumë e më mirë. Sfidat në të cilat ne kemi kaluar me Bojkenin në Kosovë në organizime dhe aktivitete e kanë kalitur që ta përfaqësojë qytetarin në kuvendin në Shqipëri që ende nuk është mbyll tranzicioni. Ajo që kemi nevojë në Kosovë dhe në Shqipëri është gjithëpërfshirja sociale dhe pjesëmarrja qytetare,” ka thënë Kurti.
Ndër të tjera ai është shprehur se populli shqiptar ka nevojë që të bëjmë bashkë tregun Kosovë-Shqipëri, është e rëndësishme dhe duhet të afrohemi dhe integrohemi me njëri tjetrin, pasi mundësitë i kemi, por duhet të kemi shtete demokratike./abcnews.al