Boeing ka paguar 2.5 miliard dollarë për të mbyllur hetimet penale të hapura pas tragjedive ajrore të Lion Air 610 – me 189 viktima në 29 tetor 2018 dhe të Ethiopian Airlines 302 – me 157 viktima në 10 mars 2019. Pas këtyre aksidenteve ajrore të gjitha modelet e 7373 maks 8, të përfshira, u lanë në tokë për 20 muaj.
Të dy aksidentet ndodhën pak minuta pas ngritjes nga toka, dhe u shkaktuan si pasonjë e keqfunksionimit të një softuer të pilotit automatik për të cilin pilotët nuk kishin marrë informacionet e duhura
Kur kolosi amerikan i aviacionit prezantoi 737 Max 8, ai avionin më efikas që kishte dalë ndonjëherë në treg. Kjo falë motorëve të cilët lejonin një kursim të karburantit deri në 13 % në krahasim me modelin paraardhës. Por motorat, me përmasa më të mëdha se zakonisht, kishin nevojë të montoheshin në një pozicion më të ngritur dhe më të avancuar në krahasim me krahun e avionit.
Vendosja ndryshe e motorit prishi ekuilibrin e bilancit të avionit duke shtuar rrezikun e bllokimit aerodinamik, thënë ndryshe të një shpejtësie të pamjaftueshme për të qëndruar në ajër. Por modifikimi i motorëve në mënyrë të tillë që të mos influenconin në balancim, do kërkonte muaj kohë dhe do të vononte dorëzimet. Duke rrezikuar kontrata në favor të modelit konkurrues, A320 të rivalit të përjetshëm Airbus.
Për të shmangur këtë pengesë, Boeing vendosi të instalonte në avionë një softuer anti bllokim, që ulte automatikisht pjesën ballore të avionit, kur këndi mes fluksit të ajrit dhe krahur, të ishte shumë i lartë, duke shkaktuar dhe rrezikun e bllokimit aerodinamik. Boeing pagoi 2.5 miliard dollarë për të mbyllur çështjen penale të hapur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj kompanisë për dy aksidentet vdekjeprurëse.
Rezultatet e testimeve të përfshira në qindra faqe të hetimit të nisur nga kongresi amerikan, tregojnë se një pilot, i hutuar nga informacionet kontradiktore, shpenzonte më shumë se 10 sekonda për të kuptuar atë që po ndodhte dhe të ndiqte procedurat korrekte për neutralizimin e komandos që çonte avionin në pikiatë në tokë. Një element ky që u mbajt fshehur nga autoritetet e kontrollit.
Për më shumë alarmi që aktivizonte sistemin anti bllokim rezultonte të ishte jashtë përdorimi për një pjesë të madhe të flotës 737 Max, por një gjë e tillë nuk iu komunikua asnjëherë pilotëve dhe kompanive ajrore./abcnews.al