Boeing njofton shkurton 17,000 vende pune

schedule07:59 - 13 Tetor, 2024

schedule 07:59 - 13 Tetor, 2024

Boeing po shkurton 17,000 vende pune dhe po shtyn fazën e prodhimit, për t’u përballur me problemet që ka brenda biznesit. Kompania amerikane gjithashtu njoftoi planet për të vonuar dorëzimin e parë të aeroplanit komercial 777X me një vit dhe përgatiti investitorët për humbje të reja “të konsiderueshme” në biznesin e saj të mbrojtjes.

Kelly Ortberg, shefi i ri ekzekutiv i Boeing, deklaroi se kërkoheshin “vendime të vështira” dhe “ndryshime strukturore”.

“Ne duhet të jemi të qartë për punën me të cilën përballemi”, tha Ortberg drejtuar stafit. Bëhet e ditur se rreth 33,000 punëtorë të Boeing në Uashington dhe Oregon dolën në grevë një muaj më parë, duke ndaluar prodhimin e aeroplanëve 737 Max, 767 dhe 777 të kompanisë në mes të një bllokimi mbi pagat, shkruan the Guardian

Ajo vjen në mes të një viti të vështirë për Boeing. Kompania veçse është duke u përballur me kritika, pas një incidenti në janar, kur një aeroplan i llojit 737-Max është detyruar të bëjë ulje emergjente, pak pas nisjes. Aksionet e Boeing ranë 1.6% pasi lajmi u zbulua.

“Ndërsa ecim përmes këtij procesi, ne do të mbajmë fokusin tonë të palëkundur në sigurinë, cilësinë dhe shpërndarjen për klientët tanë”, tha Ortberg.

“Ne e dimë se këto vendime do të shkaktojnë vështirësi për ju, familjet tuaja dhe ekipin tonë dhe unë sinqerisht do të dëshiroja që ne të shmangnim marrjen e tyre. Megjithatë, gjendja e biznesit tonë dhe rimëkëmbja jonë e ardhshme kërkon veprime të ashpra”, shtoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!