“Boeing” mund të ndalojë prodhimin e avionëve 737 MAX

schedule07:20 - 17 Dhjetor, 2019

schedule 07:20 - 17 Dhjetor, 2019

Gjiganti amerikan i avionëve “Boeing” po planifikon kufizimin ose ndalimin e prodhimit të avionëve të tipit 737 MAX pas masave të mara nga rregullatorët amerikanë për moslejimin e fluturimit deri në vitin 2020.

Bordi i Drejtorëve të “Boeing”-ut pritet të vendosë për statusin e prodhimit të avionëve 737 Max në objektin e montimit përfundimtar në Washington, sipas të përditshmes “Seattle Times”.

Boeing ka të ngjarë të ndalë prodhimin e 737 MAX brenda një ose dy javësh, pasi Administrata Federale e Aviacionit (FAA) e ShBA-së njoftoi javën e kaluar se nuk do të miratonte nisjen e fluturimeve të avionëve të këtij tipi deri në vitin e ardhshëm.

Shefi i FAA-së, Steve Dickson bëri të ditur se nuk ka një afat të qartë kohor për ri-certifikimin e 737 Max dhe se nevojitet ende shqyrtimi i 10 apo 11 pikave të mbetura përpara miratimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!