Një avion pasagjerësh Boeing 777 bëri një ulje emergjente në Los Anxhelos të enjten pas shkëputjes së një gomë gjatë fluturimit, incidenti i fundit që i shtohet avionëve ikonë të industrisë amerikane.
A tire on a Boeing plane carrying 249 passengers and crew flew off while departing from San Francisco International Airport and landed on an empty parked car. No one was injured and the flight was diverted to Los Angeles. pic.twitter.com/xtNwKlANQf
— CBS Evening News (@CBSEveningNews) March 8, 2024
Videoja që qarkullon në rrjet tregon se një nga rrotat e Boeing bie disa sekonda pas ngritjes nga Aeroporti Ndërkombëtar i San Franciskos. Avioni i United Airlines ishte nisur për në Japoni dhe kishte 249 persona në bord.
Avioni ka gjashtë rrota, në mënyrë që të mund të ulet në mënyrë të sigurt edhë nëse një nga rrotat bie ose dëmtohet.
? #BREAKING: A United Airlines Boeing 777 has lost a wheel while taking off San Francisco
Several cars have been CRUSHED by the falling wheel
WHAT’S GOING ON WITH BOEING AND THE AIRLINES? pic.twitter.com/zu7s5YJixg
— Nick Sortor (@nicksortor) March 7, 2024
Incidenti vjen dy muaj pasi në fillim të janarit, një derë e daljes emergjente e një Boeing 737 MAX 9 të Alaska Airlines u shkëput nga kabina menjëherë pas ngritjes.
Hetimet nga autoritetet federale të sigurisë së aviacionit amerikan kanë filluar, ndërsa një raport nga një panel i pavarur i caktuar nga mbikëqyrësi, Administrata e Aviacionit Civil të SHBA (FAA), ka nxjerrë në pah boshllëqet në kontrollet e cilësisë dhe sigurisë së Boeing.
/abcnews.al