Boçi-Kushit: Mësimi online i dështuar, përcolli 10% të dijes. Keni diskriminuar nxënësit

schedule11:43 - 13 Tetor, 2021

schedule 11:43 - 13 Tetor, 2021

Me kritika të ashpra për sistemin arsimor e ka nisur përballjen me ministren e Arsimit Evis Kushi, deputeti i PD Luçiano Boçi.

Ky i fundit në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, tha se mësimi online gjatë pandemisë ka qenë një dështim, pasi sipas tij ka përcjellë vetëm 10% të dijes te pak nxënës. Ky problem ka ardhur sipas tij edhe për shkak se shumë mësues nuk e kanë transmetuar në mënyrën e duhur mësimin për shkak të mangësive në qasjen ndaj teknologjisë.

Kanali RTSH shkolla, ju thatë kemi mbuluar të gjitha lëndët dhe ciklet, unë po bëj një përllogaritje të thejshtë matematikore, por marr vetëm 8 cikle shkollore. 8 cikle nga 4 lëndë 32 orë mësimore, po si mundet që RTSH të mbulojë kaq orë mësimore. 32 orë mësimore si mbuloni ndot për 24 orë. Lëreni propagandën, a e kuptoni çfarë flisni. Nuk mund të quhet sukses aq më tepër që është një metodë e ezauruar që se përdor bota, rajoni. A keni këshill ekspertësh të pedagogjisë, mësimdhënies IT, sepse problemet gjatë mësimit online si  rregulluart dhe nuk patët një këshill ekspertësh. A keni statistikë e përcjelljes së dijes online? Sipas të dhënave vetëm 10% e dijes në një sasi fare të vogël e nxënësve është transmetuar prej 1 viti e gjysmë. Të gjitha këto janë argumente që mësimi online ka qenë i dështuar. Vetëm 23% e shqiptarëve ka qasje në teknologji në kryerjen e veprimeve të thjeshta regjistruese dhe kërkimore. Se di a futen 23% e mësuesëve në këtë pjesë. Mësimi online nuk çedoi vetëm nga mosaftësia e nxënësve për qasje në teknologji por edhe nga mënyra si mësuesit e transmetuan“, tha Boçi.

Lexo edhe: Sherri i mësueseve te “Çajupi”, Boçi i kërkon llogari Kushit: Impaktohet sistemi. Pse s’reagove?

Disa prej problemeve të tjera që ceku Boçi, ishin klasat kolektive si dhe regjistrimi online.

Hapat për hartën e re shkollore dhe a keni një projekt? Klasat kolektive, nga ju u anashkalua tërësisht. Kërkoj shifrën e saktë, dua dhe masat që keni marrë për zvogëlimin e klasave kolektive. Mungon raportimi për një problem të tillë. Projekti për regjistrimin  online? Ka edhe të mira por forcon diskrimimin arsimor në Shqipëri. Cilësia e arsimit në Trianë është më e mirë, më e vogël në  jë shkollë periferike. Shkollën e mesme një nxënësi në periferi si jepet mundësia ta zgjedhë sipas dëshirës. Ju ndërprisni një të drejtë themelore të çdo të riu”, ishin këto disa nga parashtrimet që bëri Boçi. be.k/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!