Boçi: Buxheti 2019 për arsimin në vlerën 2.23% të PBB

schedule17:58 - 15 Nëntor, 2018

schedule 17:58 - 15 Nëntor, 2018

Partia Demokratike përmes një deklarate për mediat ka akuzuar qeverinë se ka shkelur me të dyja këmbët edhe premtimin se arsimi do të merrte në buxhet 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Buxheti 2019 alokon për arsimin vetëm 2.23% të Prodhimit të Brendshëm Bruto duke shënuar shifrën më të ulët historike nga viti 2005, sipas demokratëve.

Arsimi prej 6 vitesh është sektori më i lënë pas dore në qeverisjen e Ramës, deklaron Luçiano Boçi duke theksuar se Shqipëria renditet e fundit në Europë për nga investimet në arsim. Njëkohësisht për arsimin e lartë dhe shkencën, buxheti parashikon vetëm 0.46% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe një shifër edhe më të ulët për rininë dhe sportin me 0.03% të Prodhimit të Brendshëm Bruto./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!