Përballja ishte shumë e fortë. Edhe pse ka kaluar mesi I qershorit dhe lodhja po ndihet pak si tepër, sërish yjet kryesorë të futbollit botëror po e tregojnë veten në tokën amerikane.
Konfirmimi i radhës ishte në duelin mes Boka Juniorsit dhe Benfikës në stadiumin “Hard Rok” në Majemi.
Plot 55 574 spektatorë në impiantin e Floridës padyshim që nuk u penduan që e blenë një biletë.
Argjentinasit arritën shumë shpejt epërsinë e dyfishtë falë golave nga Migel Merentiel në 21’ dhe Rodrigo Batalia në 27’.
Klasi I tyre ishte vërtet I lartë.
Gjithsesi, një 11-metërsh me VAR dhe me deklarim me zë nga arbitri I dha mundësi “shqiponjave” të Lisbonës që të riktheheshin në ndeshje, ndërsa Boka mbeti me 10 lojtarë pasi Anders Herrera u përjashtua.
Angel Di Maria nuk gaboi duke pritur reagimin e portierit.
Në 72’ sulmuesi italian Andrea Beloti mori të kuq, sërish me VAR, pas një ndërhyrje të pakujdesshme dhe Benfika gjithashtu mbeti me 10 lojtarë.
Kjo nuk e ndihmoi Boka Juniorsin.
Europianët barazuan rezultatin gjashtë minuta para fundit, me autor argjentinasin tjetër, mbrojtësin Nikolas Otamendi.
Në fund, karton të kuq mori edhe Figal për ekipin nga Buenos Airesi, ndërsa nervat ishin në qiell.
Një barazim spektakolar në një duel të vërtetë klasik me futbollit euiropian dhe atij të Amerikës Latine, në një grup C ku skuadra më e fortë është Bajerni.,

