Boban telefonon Ibrahimovic, zbulohet oferta kuqezi

schedule09:01 - 21 Nëntor, 2019

schedule 09:01 - 21 Nëntor, 2019

Gjërat janë bërë konkrete. Mino Raiola një ditë më parë zbarkoi në Milanello dhe pati një takim me drejtuesit e Milanit. Tema e diskutimit ka qenë transferimi i Zlatan Ibrahimovic. Një bast i rrezikshëm, duke ditur që suedezi tashmë është 38 vjeç.

Gazzetta dello Sport raporton se Zvonomir Boban ka pasur një telefonatë me Ibrahimoviç dhe ky i fundit i është shprehur se në harkun kohor të dy javëve do të vendosë për të ardhmen. Kështu te Milani janë në pritje të një përgjigjeje.

Gazeta italiane zbulon edhe ofertën që i është bërë sulmuesit. Fillimisht do të nënshkruhet për gjashtë muaj, por me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër, në të cilin do përfitonte 6 milionë euro. Ibrahimovic e ka thënë disa herë që ende mund të paraqitet mirë në Serie A dhe tashmë mbetet të shihet se çfarë do të vendosë. /abcnews.al

Lajmi për Ibrahimovic në faqen e parë të Gazzeta dello Sport

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!