Stafano Pioli u emërua trajner i Milanit, ndërkohë që në lidhje me zgjedhjen e tij ka folur së fundmi Zvonomir Boban. Drejtuesit i kuqezinjve thekson se Pioli nuk ka qenë një zgjedhje e dytë për ta, por e kanë marrë për shkak të vlerave që ka treguar në ekipet e mëparshme.
“Emërimi i Piolit ishte zgjidhja më e mirë që ofronte tregu. Ai nuk është një zgjedhje e dytë. Kemi vlerësuar dy situata dhe Spalleti është një trajner i madh. Gjithsesi kjo nuk do të thotë se Pioli ishte një zgjedhje e dytë. Në fakt nuk është, ai është një njeri me karakter të fortë, ka ide të mira për futbollin dhe ka marrë shpesh përsipër gjëra dhe ka bërë mirë”, shprehet Boban për Gazetta dello Sport.
“Ai është pragmatist dhe për këtë arsye është në gjendje të marrë skuadra pasi ka nisur gara dhe të regjistrojë rezultate pozitive. Tani ai po studion lojtarët. Kemi marrë një trajner ekspert që ka vlerat e tij. Shumë lojtarë do të rriten me të”, përfundon kroati. /abcnews.al