Boban: E mbyllën në dhjetor me Ragnik, s’e dija që ishim në Korenë e Veriut

schedule11:23 - 8 Mars, 2020

schedule 11:23 - 8 Mars, 2020

Zvonomir Boban dhe Milani i kanë ndarë rrugët një ditë më parë, zyrtarisht. Kroati para disa kohësh dha një intervistë dhe kërkoi publikisht që drejtuesit e klubit të uleshin në tavolinë me të dhe Maldinin, për të sqaruar se çfarë po ndodhte. Raporti me Ivan Gazidis ishte krisur dhe duheshin vënë pikat mbi “i”.

Boban foli troç dhe e thotë sërish: “Nuk e dija se isha në Korenë e Veriut”. Intervista e tij ishte e paautorizuar nga klubi, që më pas e cilësoi të papërshtatshme dhe vendosi edhe ta largojë. Edhe Paolo Maldini pritet të ndjekë të njëjtën rrugë.

Boban thuhet se do të nisë edhe një çështje gjyqësore tashmë, pasi kishte kontratë 3-vjeçare. Atij i djeg shumë fakti që ai dhe Maldini ishin të autorizuar për t’u marrë me pjesën teknike dhe Gazidis ndërhyri, duke shkelur kështu marrëveshjen.

“Ragnick? E kishin mbyllur që në dhjetor, pa na treguar asgjë”, është shprehur Boban për “Il Giornale|”. E gjitha ishte kuptuar në merkaton e janarit, kur politikat ndryshuan dhe gjithçka po bëhej sikurse donte trajnerin gjerman. Pa miratimin e tij nuk mund të bëhej asnjë lëvizje.

Gazidis një ditë më parë e mohoi që kanë marrëveshje me Ragnick dhe foli fjalë të mirë për Stefano Piolin, por duhet pritur vera që të zbulohet gjithçka dhe të vërtetat të dalin në shesh. Me siguri tifozët nuk do të pajtohen nëse në klub kanë punuar prapa krahëve të Boban e Maldinit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!