Klubi irlandez i futbollit “Bohemian”, ka vendosur t’i bëjë homazh mbretit të muzikës rege Bob Marli, duke vendosur portretin e tij në uniformat e tij. Të gjitha bluzat e vendosura në shitje u shitën brenda ditës.
Të jesh original dhe krijues tashmë është një tipar dallues për ekipet që pasurojnë uniformat e dyta dhe të treta me detaje shumë të veçanta. Bohemian, ekipi i futbollit që luan në Serinë A irlandeze, ka çmendur të gjithë tifozët e tij, duke bërë që bluzat e skuadrës të shiten menjëherë, të gjitha. Kjo sepse në pjesën e bardhë të fanelës, përveç tre ngjyrave jeshile, të verdhë dhe të kuqe, ndodhet dhe portretin e Bob Marley, në anën e djathtë. Një homazh mbretit të muzikës rege që në vitin 1980 mbajti një koncert në Delimaunt Park, stadiumin e Xhipsi.
Brenda një dite janë shitur të gjitha bluzat, të cilat u pritën shumë mirë nga tifozët. Klubi dhe sponsori teknik, të habitur nga ky sukses i papritur, po punojnë për të prodhuar më shumë fanella të tilla, që konsiderohen dhe një dhuratë ideale për krishtlindje./abcnews.al