Kevin-Prince Boateng kontribuon me rrëfenjat e tij për ta bërë edhe më të qartë madhështinë e Lionel Messit. Në fakt, në podkastin e Rio Ferdinandit, ish-lojtari i Barcelonës foli për një seancë stërvitore gjatë së cilës “Pleshti ishte fenomen dhe “poshtëroi” Ter Stegenin në një sfidë gjuajtjeje: “Leo nuk bën kurrë gabime, seriozisht e kam. Ai nuk bën gabime.
Ne po praktikonim gjuajtje nga jashtë zonës dhe nga 100 gjuajtje ai shënoi 98 gola. Unë menjëherë thashë se diçka e tillë nuk ishte normale dhe në gjermanisht i thashë Ter Stegenit: “Hajde shoku, ndaloje!”. Por ai tha se nuk mundte dhe Messi goditi në çdo kënd. Kur nuk shënoi, menduam se ishte i sëmurë, se kishte ethe. Gjuajtjet që nuk u futën ishin sepse Ter Stegen bëri një pritje të jashtëzakonshme”./ h.ll/abcnews.al