Një aksident raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës. Dy automjete janë përplasur në Vorë.
Abcnews.al mëson se një mjet tip “BMW” ka përplasur menjë “Benz” . Më pas, në tentativë për t’i ikur policisë, me shpejtësi është përplasur me bordurën anësore, pas 200 metrash nga vendi i aksidentit të parë.
Sakaq, nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale. Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë. g.v/abcnews.al

