Kompania amerikane Blue Origin njoftoi se ka planifikuar misionin tjetër të turizmit hapësinor më 12 tetor, një fluturim në të cilin mund të marrë pjesë një person i famshëm shumë i njohur me mjedisin: William Shatner.
Sipas mediave të huaja, misioni pritet të përfshijë dhe aktorin kanadez, i cili në të 90-at e tij do të bëhet personi më i vjetër që ka udhëtuar në hapësirë. Fluturimi do të bëhet më pak se 3 muaj pas misionit të parë, kur kompania transportoi 4 pasagjerët e parë, përfshirë themeluesin, Jeff Bezos.
Katër persona do të hipin përsëri në raketën New Sheppard më 12 tetor. Dy emra janë shpallur dhe dy të tjerë do të zbulohen në ditët në vijim, tha Blue Origin në një deklaratë për shtyp. Një nga dy pasagjerët do të jetë Chris Bosweizen, një ish-inxhinier i NASA-s dhe bashkëthemelues i Planet Labs.
Pasagjeri tjetër do të jetë Glenn de Vries, bashkëthemelues i Medidata Solutions. Fluturimi është planifikuar të bëhet nga Teksasi perëndimor. /abcnews.al