Blue Origin shtyn udhëtimin drejt hapësirës për shkak të motit të keq

schedule08:07 - 11 Tetor, 2021

schedule 08:07 - 11 Tetor, 2021

Blue Origin ka shtyrë udhëtimin e radhës për në hapësirë me datë 13 Tetor për shkak të motit të keq. Fluturimi, në të cilin do të jetë aktori William Shatner dhe tre persona të tjerë, fillimisht ishte planifikuar të nisej nga Toka të martën. New Shepard NS-18 do të niset nga Launch Site One në orën 8:30 të së Mërkurës.

Një zëdhënës i Blue Origin tha: “Për shkak të erërave të parashikuara të martën, 12 tetor, ekipi i operacioneve të misionit të Blue Origin ka marrë vendimin për të vonuar nisjen e NS-18 dhe tani po synon të Mërkurën, 13 Tetor.” Shatner, 90 vjeç, pritet të bëhet personi më i vjetër që fluturon në hapësirë.

NS-18 do të jetë nisja e dytë e ekuipazhit e New Shepard. Misioni i parë u ndërmor më 20 korrik, duke dërguar në hapësirë themeluesin e Blue Origin Jeff Bezos, vëllain e tij Mark, pionierin e aviacionit ëally Funk dhe studentin holandez Oliver Daemen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!