E hëna e tretë e janarit, e njohur si “Blue Monday”, konsiderohet dita më e trishtuar e vitit. Megjithatë, ekspertët dhe qytetarët sugjerojnë disa mënyra të thjeshta për të përmirësuar humorin gjatë kësaj periudhe të ftohtë dimërore.
Muzika, vëmendja ndaj gjërave të vogla të përditshme dhe interesi për aktivitete që sjellin entuziazëm janë disa nga mënyrat për të gjetur gëzim. Po ashtu, takimet me miqtë, sidomos për darka të përbashkëta, ndihmojnë në luftimin e ndjesisë së izolimit që shpesh shoqëron janarin.
Ekspertët theksojnë rëndësinë e lëvizjes fizike, si ecja apo vallëzimi, të cilat ndikojnë pozitivisht në gjendjen emocionale. Ndërkohë, mesazhi kryesor mbetet se dimri nuk është “armik”, por një fazë natyrore, ndaj gëzimi mund të gjendet edhe në momentet më të vogla.


