Dita që bie të hënën e tretë të janarit, është pagëzuar me këtë emër që nga viti 2005, si një ide e doktor Klif Arnall, një psikolog i universitetit të Kardif që ka studiuar një formula matematikore për të kryqëzuar disa variacione si moti, ndjenja e fajit për paratë e shpenzuara në festat e fundvitit, rënia e entuziazmit pas festave dhe nevoja në rritje për të punuar sa më shumë.
Kjo melankoli dhe mungesë lumturie që në mënyrë paradoksale gjejnë kulmin e tyre pikërisht këtë të hënë lidhen me një miks eksploziv të kujtimeve të Krishtlindjeve që largohen, ditë të shkurtra dhe gri, gjithnjë e më pak para në llogari, kanë dhënë formulën përfundimtare. Dhe ja pra “E hënë Blu”, një ditë që nuk mund të mos ishte në dimër, sezon që prodhon depresionin dimëror.
Një mënyrë për të kaluar sa më lehtë këtë ditë është aktiviteti fizik, apo takimi qoftë dhe virtual me një mik. Madje mund t’i lejojmë vetes dhe ndonjë teprim në ushqim.
Kundër kësaj dite mund të mjaftojë të ushqehemi me gjërat e duhura që reduktojnë lodhjen,si për shembull bajame, vezë dhe drithëra integrale të cilat përmbajnë substanca që ndihmojnë në prodhimin e hormonit të mirëqenies në trurin tonë. Dhe nëse nuk mjafton, duhet vetëm të durojmë pak pasinë 21 janar festohet dita e përqafimeve, mënyra më e mirë për t’u ngushëlluar dhe për të reduktuar stresin./abcnews.al