“Blue Ghost” ulet në Hënë/ Qendra e kontrollit të fluturimit konfirmoi suksesin e sondës

schedule22:08 - 2 Mars, 2025

schedule 22:08 - 2 Mars, 2025

Sonda private “Blue Ghost” i Firefly Aerospace u ul në Hënë. Ajo është e pajisur me fshesë elektrike, trapan dhe pajisje të tjera eksperimentale për NASA-n.

Ky është misioni më i fundit i një sërë kompanish që synojnë të bëjnë kërkime në hënë përpara misioneve madhore me astronautë.

“Blue Ghost” zbriti nga orbita hënore drejt një krateri në atë që njihet si pjesa më e afërt e Hënës me Tokën ose që është gjithmonë përballë planetit tonë dhe mund të shihet me sy të lirë.

Qendra e kontrollit të fluturimit në Teksas konfirmoi uljen me sukses të sondës. Sonda “Blue Ghost”, që mban emirin e specieve të rralla të xixëllonjave, u nis nga Florida në muajin janar në një raketë të kompanisë “SpaceX”.

Dy kompani të tjera pritet të ndërmarrin misione të ngjashme gjatë javëve në vazhdim.

Këto misione u paraprijnë planeve që NASA ka për të rikthyer astronaut në Hënë, sateliti i vetëm natyror i Tokës dhe synimeve që të zgjerojë eksplorimet edhe në hapësirë më të largët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!