Blogerja ndan “sekretin” që mund t’i japë fund hekurosjes përgjithmonë

schedule11:40 - 21 Shkurt, 2021

schedule 11:40 - 21 Shkurt, 2021

Hekurosja është një prej proceseve më delikate por dhe më të mërzitshme për një amvisë. Por një truk që një blogere ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram, mund t’ju vijë në ndihmë gjatë një udhëtimi apo gjatë një mëngjesi të vrullshëm, kur nuk keni kohë të hekurosni.

Ajo që duhet të bëni është që në një gotë me ujë të shtoni një lugë gjelle uthull të bardhë dhe një lugë zbutës flokësh. Me këtë përzierje, spërkasni veshjen e varur, duke e lënë të veprojë për 5 minuta dhe rrudhat do të zhduken plotësisht, shkruan abcnews.al

METROGRAB Llaku i rrobave të bëra vetë nëna mund t'i japë fund hekurosjes përgjithmonë

Përzierja funksionon sepse zbutësi, si me flokët tanë, tendos rrobat. Uthulla zbut këto fibra dhe më shumë, prandaj dhe shumë njerëz e përdorin këtë produkt si një zbutës pëlhurash në makineritë e tyre. “Unë e kam provuar në rroba dhe ka funksionuar shumë mirë.”, shkruan ndër të tjera blogerja. /abcnews.al

METROGRAB Llaku i rrobave të bëra vetë nëna mund t'i japë fund hekurosjes përgjithmonë

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!