Blogeri i njohur dënohet me dy vjet burgim për fyerjen e Lukashenkas

schedule12:54 - 23 Gusht, 2022

schedule 12:54 - 23 Gusht, 2022

Blogeri bjellorus, Andrey Byalyauski, është dënuar me dy vjet burgim, me dyshimin qw me postimet e tij në mediat sociale ai ka fyer sundimtarin autoritar, Alyaksandr Lukashenka.

Qendra e të drejtave të njeriut Vyasna me bazë në Minsk tha se gjykatësi, Anton Dudal, shpalli vendimin dhe dënimin për blogerin 45-vjeçar më 22 gusht, pas një gjykimi me dyer të mbyllura që zgjati vetëm disa orë.

Projekti i Byalyauskit, “Unë kam një pyetje” në TikTok dhe YouTube, ngre çështje sociale, ekonomike dhe politike dhe është i njohur në mesin e përdoruesve bjellorusë të internetit.

Ai u arrestua në fund të prillit dhe u akuzua për fyerje të Lukashenkës. Pas arrestimit të Byalyauskit, llogaria e tij në TikTok u mor nga zyrtarët e zbatimit të ligjit në Bjellorusi.

Dhjetra në Bjellorusi janë përballur me gjykime që nga zgjedhjet e diskutueshme presidenciale të gushtit 2020, për të cilat opozita pretendon se ishin të manipuluara, pasi autoritetet kanë shtypur brutalisht mospajtimet në çdo formë.

Goditja u bë përsëri e dukshme më 22 gusht, pasi policia në kryeqytetin, Minsk, arrestoi biznesmenin 57-vjeçar, Syarhey Mirharodzki, gruan e tij 55-vjeçare, Ala, dhe djalin e tyre 24-vjeçar Serafim.

Gazeta Nasha Niva raportoi se treshja u arrestua për pjesëmarrjen e tyre në protestat kundër Lukashenkas, pasi u shpallën rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në vitin 2020. /Rel

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!