Nga Agim Blloshmi
Për banorët e fshatit Stravaj në Përrenjas çdo gjë ka mbetur në të kaluarën.
Vitet nuk kanë sjellë asnjë ndryshim për fshatin me 2 mijë banorë. Rruga është e amortizuar, dhe prej 30 vitesh nuk ka njohur asnjë investim.
Mos reagimi i pushtetit vendor, i nxori banorët e këtij fshati në protestë.
“Ka 30 vjet kjo punë asnjë investim. Për ne s’ka pyetur njeri deri sot.”
“Turp trup, vetëm vjedhin, ku janë këta njerëz mos bëjnë një rrugë.”
Në shenjë proteste ata bllokuan aksin Manatrec–Stravaj në vendin e quajtur “Bregu Golit”.
Për dy orë mjetet që vijnë nga Përrenjasi dhe Librazhdi nuk u lejuan të kalonin.
Banorët thonë se janë taksapagues të rregullt.
“Taksat i paguajmë e nuk vihet fare dorë.”
“Ne nuk kërkojmë as ujë as bukë, vetëm rrugë.”
“Këtu në zonën tonë janë bërë 4 hidrocentrale, vetëm me taksat e tyre do ishte bërë rruga.”
Ata thanë se nëse nuk merren masa të hënën do të përshkallëzojnë protestat. /abcnews.al