Bllokohet sërish kanali i Suezit

schedule15:27 - 9 Shtator, 2021

schedule 15:27 - 9 Shtator, 2021

Një anije gjigante e ngarkuar me kontejnerë ka ngecur për një periudhë të shkurtër kohë në Kanalin e Suezit. Për pasojë, autoritetet u detyruan që ta pezullonin trafikun në kanali për një kohë të shkurtër, derisa anija të mund të lëvizte.

Ky bllokim i Suezit vjen thuajse gjashtë muaj pasi trafiku në këtë kanal ndaloi për gjashtë ditë kur nje tjetër anije me kontejnerë me emrin “Ever Given,” mbeti e bllokuar duke pezulluar kalimet në rrugën ujore jetike që lidh Detin e Kuq me Mesdheun.

Bllokimi në mars i kushtoi Kanalit të Suezit miliona dollarë në të ardhura të humbura dhe ndërpreu tregtinë globale. Ai gjithashtu ringjalli debatin e gjatë nëse duhen gjetur rrugë alternative mes Evropës në njërën anë dhe Lindjes së Mesme dhe Azisë në anën tjetër.

Anija e regjistruar në Panama, e lidhur me Sudanin, e përfshirë në incidentin e së enjtes, po udhëtonte nga qyteti bregdetar Port Said në Mesdhe drejt Suezit në skajin verior të Detit të Kuq kur ngeci. Incidenti ndodhi në shtrirjen e kanalit midis qytetit të Ismailia dhe Suezit. U deshën 15 minuta që anijet tërheqëse të dërgoheshin me shpejtësi për ta zhvendosur. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!