Hakan Calhanoglu është një nga lojtarët më të mirë të Milanit në dy sezonet e fundit, por kontrata e tij përfundon në fund të sezonit dhe ky është një problem, që çdo ditë zmadhohet.
Prej muajsh palët janë në negociata për të rinovuar kontratën, por akordi nuk ka ardhur. Madje nga Italia vjen një lajm i keq për Milanin. Pak muaj nga mbyllja e sezonit mësohet se negociatat për rinovimin e mesfushorit janë bllokuar.
Klubi dhe lojtari që nga fillimi nuk bien dakord për pagën. Nga ana tjetër në rast se Milani dhe Calhanoglu nuk rinovojnë, Juventusi është në “pole” për të siguruar shërbimet e 27-vjeçarit. /abcnews.al