Bllokohet kamioni me dru të prerë në mënyrë të paligjshme në Kurbin, procedohet 57-vjecari

schedule11:35 - 2 Qershor, 2021

schedule 11:35 - 2 Qershor, 2021

Një 57-vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Lezhës pasi u kap duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Gjithashtu nga policia është bllokuar edhe automjeti me të cilin 57-vjeçari A.B, banues në Thumanë po transportonte lëndën drusore.

Ndërkohë materialet në ngarkim të tij janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

DVP Lezhë/Informacion

Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Bllokohet nga Policia, 1 automjet që transportonte lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.  Procedohet penalisht drejtuesi i mjetit që po transportonte lëndën drusore.

Në kuadër të bashkëpunimit me strukturat e DVP Lezhë dhe në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Njësisë Operacionale për Autostradën Milot-Morinë, kanë konstatuar dhe ndaluar në Skuraj, Kurbin, një mjet tip kamion  që transportonte lëndë drusore.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se drejtuesi i mjetit, shtetasi A.B., po transportonte lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin kanë proceduar penalisht shtetasin A.B.  57 vjeç, banues në Thumanë.

Materialet në ngarkim të tij janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Digjital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!