Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bllokohet dogana e Qafë-Thanës, dhjetëra qytetarë prej orësh në mes të ftohtit

schedule16:28 - 14 Shkurt, 2021

schedule 16:28 - 14 Shkurt, 2021

Prej më shumë se një ore është bllokuar dogana e Qafë-Thanës. Shkak është bërë trashësia e madhe e borës nga vendi i quajtur  ” Kthesa e tetovarëve” dhe deri në hyrje të doganës.

Për pasojë me dhjetëra qytetarë ndodhen prej orësh në mes të ftohtit.

Burime për gazetaren Lediona Xheladinaj bëjnë me dije se nga era e forte në një gjatësi prej 500-700 metra trashësia e borës ka shkuar deri në 1.5.metra duke e bërë krejt të pamundur hapjen e rrugës.

Kjo bëhet më e vështirë edhe për atë se borëpastrueset nuk lejohen të hyjnë në rrugë. Ndërkaq, policia është aty si dhe mjetet borëpastruese. g.v /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!