Djath kaçkavall, sallam e fruta të thata, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i ka bllokuar pasi sipas tij nuk ishin të sigurta për tu konsumuar.
Ato tregtoheshin në tregun Agroushqimor në Tiranë ku AKU thotë se ushtroi kontolle pas një denoncimi që mori për shitje të produkteve ushqimore jashtë standardeve.
Gjatë kontrolleve të ushtruara inspektorët e Autoritetit Kombëtar të ushqimit konstatuan 197.5 kg produkte të pasigurta dhe 2214. 2 kg produkte pa etiketë.
Bizneset që I tregtonin u ndëshkuan me gjobë për tregtim ushqimi ta pasigurtë , mungesë gjurmueshmërie dhe etiketimi.
AKU thotë se ka vendosur 7 masa administrative me vlerë totale 1.600.000 lekë.
Autoriteti Kombëtar I Ushqimit thotë se do të vijojë kontrollet në terren me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit.
Javën e shkuar AKU bllokoi në tregun e Milotit mish derri të pasigurtë dhe më herët qumësht për bebe si produkte të pasigurta për tu konsumuar.


