Bllokimi i shkëmbimit me Romën dhe objektivat e merkatos, Marotta flet hapur

schedule16:30 - 19 Janar, 2020

schedule 16:30 - 19 Janar, 2020

Periudhë intensive për drejtuesit e Interit. Shkëmbimi Politano-Spinazzola ishte shumë afër, por zikaltrit insistuan për disa kontrolle shtesë mjekësore për mbrojtësin dhe gjithçka u bllokua.

CEO i klubit zikaltër, Giuseppe Marotta ka sqaruar atë që ndodhi në një prononcim përpara nisjes së ndeshjes ndaj Lecces, teksa ka një koment edhe për objektivat e tjerë: Eriksen, Giroud dhe Victor Moses.

Përpara mbylljes së një marrëveshje është e nevojshme të bësh vlerësime ekonomike, fizike dhe mjekësore. Pas këtyre vlerësimeve kam telefonuar Petrachin (drejtori sportiv i Romës) dhe i thashë që nuk mund ta mbyllim këtë marrëveshje.

Nuk është hera e parë që ndodh, ka ndodhur edhe me Santon më parë. Vlerësimet mjekësore duhen kryer saktë në një operacion prej 55 milion eurosh. Është e drejta e çdo klubi të kontrollojë çdo aspekt. Kemi biseduar me Politanon dhe i kemi shpjeguar gjithçka. Për momentin vijon të jetë një lojtar i yni.

Eriksen? Darkova me agjentin e tij, por nuk mund të themi ende nëse do të vijë te ne tani apo në verë. Sa i përket Giroud, mund të them që të gjithë palët po punojnë për të konkretizuar këtë transferim. Moses? Edhe ai është një objektiv“, përfundon Giuseppe Marotta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!