Prokuroria e Lezhës ka nisur hetimet për firmën Geci SHpk, pasi akuzohet se nuk ka mirëmbajtur siç duhet aksin Lezhë-Milot, ndonëse e ka nëkontratë.
Milan Laskaj drejtues i prokurorisë së Lezhës, ka thënë për ABC se kjo firmë e ka në kontratë mirëmbajtjen e rrugës. Ndërkohë, të marrë në pyetje inxhinierët e firmës kanë thënë se nuk e kanë në kontratë mirëmbajtjen në rast dëbore.
“Firma Geci ka një kontratë me Bankën Botërore si financuese për mirëmbajtjen e rrugës Milot-Shkodër. Kontrata është në gjuhën angleze dhe sipas inxhinierëve të firmës nuk e kanë në kontratë mirëmbajtjen në rast dëbore. Kjo është e pakuptimtë, sepse mirëmbajtja është për çdo rrethanë. Ne po e hetojmë këtë rast”, ka thënë ai.
Qindra qytetarë kanë qëndruar të bllokuar në aksin Milot-Lezhë. Shkak u bë mospastrimi dhe hedhja e kripës nga kompania Geci që e mirëmban. Këtë të diel situata është po njëlloj.
Drejtuesit e mjeteve siç duket dhe nga pamjet kanë qenë të papërgatitur. Shumë mjete I kanë lënë në rrugë pasi nuk kanë zinxhirë për ta vazhduar më tej.
“Rrëshqita se rruga është e papastruar. Pa kripë pa gjë”
“Ç’bëhet kështu asnjë gjë mbetëm 24 orë në trafik. As në këmbë spo lëvizim dot jo më me mjetë. Na morën shpirtin”.
Disa drejtues mjetesh rrezikojnë të mbetën dhe pa naftë. “Shumë vështirësi kam ngel e pa naftë. Asnjë kg kripë asnjë borëpastruese”.
Aktualisht në autostradë automjetet që kalojnë janë të pakta, ndërsa të tjerat po lëvizin në rrugën e vjetër. Pengesë për të qarkulluar mjete e vogla janë bërë dhe ato të tonazhit të rëndë të cilat u ndaluan nga ana e ministrisë së infrastrukturës të qarkullojnë në këtë aks deri të hënë.
Për gjithë kaosin e krijua policia ka nisur procedim penal kompanisë Geci SHpk, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës “. Geci duhet të mirëmbajë rrugët e Rajoni Verior nga Shkodra në Kukës ku bën pjesë dhe aksi Milot Lezhë nga 2017 deri në 2022. Ndërsa fondi që ka përftuar është 21.205.784 euro./mv.abcnews.al