Blinken viziton Kievin, pas refuzimit për armëpushim nga pala ruse

schedule17:33 - 24 Prill, 2022

schedule 17:33 - 24 Prill, 2022

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka vizituar ditën e diel Kievin. Vizat e Blinken në Ukrainë, vjen pasi pala ruse refuzoi armëpushimin për ditën e pashkëve.,

Presidenti ukrainas, Volozymir Zelensky bëri të ditur se rusët kanë sulmuar qytetin e Odesës ditën e diel, duke shkaktuar 8 viktima.

Nga ana e ukrainasve u bë thirrje për armëpushim gjatë ditës së Pashkëve, por kjo kërkesë nuk është pranuar nga ana e rusëve të cilët bombarduan Odesën, por edhe Luhanskun, duke shkarkuar me dhjetëra viktima.

Edhe OKB-ja bëri thirrje të dielën për një armëpushim “të menjëhershëm” në Mariupol, për të lejuar evakuimin e rreth 100,000 civilëve ende të bllokuar në këtë port ukrainas të kontrolluar pothuajse tërësisht nga ushtria ruse.

Gjithashtu me rastin e Pashkëve Ortodokse, Papa Françesku bëri thirrje edhe një herë për një armëpushim në luftimet në Ukrainë dhe për t’i dhënë fund sulmeve kundër “popullsisë së rraskapitur”, por kjo kërkesë është refuzuar nga ana e rusëve.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!