Blinken vizitë në Paris, fokusi Ukraina dhe Lindja e Mesme

schedule12:20 - 2 Prill, 2024

schedule 12:20 - 2 Prill, 2024

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ndodhet në Francë për të diskutuar me liderët francezë mbështetjen për Ukrainën dhe situatën në Lindjen e Mesme disa orë pasi 7 puninjës të OJQ-së, World Central Kitchen në Rripin e Gazë u vranë nga sulmet ajrore izraelite.

Anthony Blinken do të takohet me Presidentin Emmanuel Macron, Ministrin e Jashtëm francez Stéphane Céjournay dhe Ministrin e Mbrojtjes Sebastien Lecorny përpara se të fluturojë për në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e ministriave të NATO-s nesër.

Së bashku me ministrin francez të mbrojtjes, Anthony Blinken do të vizitojë fabrikën e Nexter, një degë e KNDS franko-gjermane që prodhon sistemet e artilerisë Cezar të dërguara në Kiev.

Franca, e cila mbajti një samit në fund të shkurtit për të rritur mbështetjen për Ukrainën, u ka bërë thirrje aleatëve të saj të rrisin përpjekjet për të mposhtur Rusinë.

Sekretari amerikan i shtetit do të takohet më pas me homologun e tij francez, i cili ishte në Kajro të shtunën për çështjen e luftës në Gaza dhe dje në Pekin, ku i bëri thirrje Kinës “t’i dërgojë mesazhe të qarta Rusisë”.

Sipas një deklarate të Ministrisë së Jashtme të Francës, do të diskutohen krizat e mëdha ndërkombëtare në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë, por edhe kriza në Sudan. Përgatitjet për samitin e NATO-s në korrik në Uashington do të jetë gjithashtu pjesë e diskutimeve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!