Blinken: Ukraina na siguroi se s’do t’i përdorë armët amerikane për të goditur Rusinë

schedule17:26 - 1 Qershor, 2022

schedule 17:26 - 1 Qershor, 2022

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka deklaruar se Ukraina i ka dhënë siguri SHBA-së se nuk do t’i përdorë sistemet e armëve të ofruara nga Amerika “kundër rusëve”.

“Ekziston një lidhje e fortë besimi midis Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe me aleatët e partnerët tanë”, tha Blinken në një konferencë shtypi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Administrata Biden ka njoftuar se do t’i dërgojë Ukrainës Sistemet Raketore të Artilerisë së Lëvizshmërisë së Lartë të prodhuar nga SHBA, të njohur si HIMARS, me municione me një rreze që është më e shkurtër se ajo që kishte kërkuar Ukraina.

Blinken foli gjithashtu për interpretimin e Rusisë për dërgimin e këtyre sistemeve të reja të armëve në Ukrainë nga SHBA. Sipas tij Presidenti Biden kishte qenë i qartë me presidentin rus Vladimir Putin për pasojat e pushtimit rus, duke përfshirë dërgimin e ndihmës për sigurinë në Ukrainë.

“Nuk kishte asnjë fshehje. Ne kemi qenë jashtëzakonisht të qartë për këtë që nga dita e parë, kur Presidenti Biden ia komunikoi atë drejtpërdrejt Presidentit Putin. Pra, ne kemi bërë pikërisht atë që kemi thënë se do të bëjmë”, tha Blinken.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!