Blinken: Ukraina duhet të marrë vendime të vështira

schedule15:40 - 4 Dhjetor, 2024

schedule 15:40 - 4 Dhjetor, 2024

Kievi ka vendime të vështira për të marrë në lidhje me mobilizimin e tij, sipas kryediplomatit amerikan, Antony Blinken.

Duke folur në një takim të ministrave të jashtëm të NATO-s, Blinken tha se fuqia punëtore po bëhej po aq problem për Ukrainën sa edhe mungesa e pajisjeve, shkruan Sky News.

“Ukraina ka vendime të vështira për të marrë në lidhje me mobilizimin e mëtejshëm, por këto janë vendime të nevojshme,” tha Blinken.

“Kjo është kritike, sepse edhe me paratë, edhe me municionet, duhet të ketë njerëz në vijën e frontit për t’u marrë me agresionin rus,” shtoi ai./abcnews.al