Blinken thirrje Turqisë që të heqë veton ndaj Suedisë

schedule10:21 - 6 Korrik, 2023

schedule 10:21 - 6 Korrik, 2023

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Anthony Blinken i kërkoi qeverisë turke gjatë një telefonate me homologun e tij turk, Hakan Fidan, të mbështeste anëtarësimin e Suedisë në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Kreu i diplomacisë amerikane theksoi gjithashtu në diskutimin e tyre se është e rëndësishme të zgjerohet vlefshmëria e marrëveshjes për eksportin e grurit të Ukrainës përmes porteve të vendit në Detin e Zi, në bazë të marrëveshjes me Rusinë.

Më herët gjatë ditës së djeshme, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, tha se ishte “duke pritur” që Suedia të bëhet anëtare e aleancës, duke mirëpritur kryeministrin e vendit skandinav Ulf Kristerson.

Megjithatë, mbeten dyshime se Ankaraja do të heqë veton e saj në kohë që shteti nordik të bashkohet përpara një samiti të NATO-s në Vilnius, kryeqyteti i Lituanisë, javën e ardhshme (11-12 korrik).

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se Suedia ka ndërmarrë “hapa në drejtimin e duhur”, por në të njëjtën kohë beson se demonstratat separatiste pro-kurde në vendin e Europës veriore po i “minojnë” ato.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!