Blinken takohet me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite në Jeddah, fokusi të drejtat e njeriut  

schedule08:56 - 7 Qershor, 2023

schedule 08:56 - 7 Qershor, 2023

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, u takua me princin saudit, Mohammed bin Salman, të martën mbrëma dhe diskutuan të drejtat e njeriut, ndër të tjera, sipas një zyrtari amerikan.

Ata patën një “diskutim të hapur dhe të ndershëm” dhe Blinken iu referua udhëheqësit de fakto të mbretërisë sunite për çështjet e të drejtave të njeriut dhe përsa i përket problemeve specifike, tha zyrtari, duke folur në kushte anonimiteti.

Ata folën gjithashtu  për luftën në Sudan, ku SHBA dhe Arabia Saudite, të cilat kishin një rol ndërmjetësues, nuk kanë arritur të respektojnë marrëveshjet e armëpushimit të nënshkruara nga dy gjeneralët që janë përfshirë në një luftë të pamëshirshme për pushtet.

Përveç kësaj, Blinken dhe bin Salman riafirmuan “angazhimin e tyre për stabilitet, siguri dhe prosperitet në Lindjen e Mesme dhe më gjerë”, i cili përfshin, ndër të tjera, përfundimin e luftës në Jemen.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!