Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken u takua me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas në Jordani të martën përpara takimit të Joe Biden pas shpërthimit të konfliktit Hamas-Izrael.
Blinken u takua me Abbasin më pak se një javë më parë në Aman, një nga takimet e tij të para në udhëtimin e tij të gjerë në shtatë vende të Lindjes së Mesme. Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha se Blinken i kërkoi Abbasit në takim që “të vazhdojë të ruajë stabilitetin në Bregun Perëndimor”.
Abbas e bëri të qartë se ai do të jetë kundër që palestinezët të largohen nga Gaza. Kujtojmë që të martën, ministria palestineze e Shëndetësisë konfirmoi se numri i civilëve të vrarë nga sulmet ka shkuar në 3 mijë ndërsa i të plagosurve në mbi 12 mijë./abcnews.al