Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të mërkurën se ai ende nuk ka parë një plan për ofensivën e planifikuar të Izraelit në qytetin jugor të Gazës, Rafah, që do të mbronte civilët.
Blinken theksoi në mënyrë të përsëritur se Uashingtoni nuk mund ta mbështeste një sulm të tillë.
Blinken dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u takuan në Jerusalem për dy orë e gjysmë, pas së cilës Izraeli përsëriti se operacioni Rafah do të vazhdonte pavarësisht qëndrimit të SHBA dhe një paralajmërimi të OKB- së se do të çonte në “tragjedi”.


