Blinken: SHBA-ja nuk është e përfshirë në shpërthimet e pagerëve në Liban

schedule16:21 - 18 Shtator, 2024

schedule 16:21 - 18 Shtator, 2024

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken deklaroi se SHBA-ja nuk e dinte dhe as nuk ishte e përfshirë në” shpërthimet e pagerit.

Duke folur në një konferencë shtypi me homologun e tij egjiptian Badr Abdelatty në Kajro, Blinken tha: “Në përgjithësi, ne kemi qenë shumë të qartë dhe mbetemi shumë të qartë për rëndësinë që të gjitha palët të shmangin çdo hap që mund të përshkallëzojë konfliktin që ne po përpiqemi të zgjidhet në Gaza”.

“Është e domosdoshme që të gjitha palët të përmbahen nga çdo veprim që mund të përshkallëzojë konfliktin.”, shtoi ai.

Pas sulmit me sa duket të koordinuar në Liban, ku shpërthyen pagerët që u përkisnin anëtarëve të milicisë terroriste Hezbollah, kjo organizatë akuzoi Izraelin se ka depërtuar në sistemin e saj të komunikimit.

Pagerët janë pajisje të vogla komunikimi dhe ishin pararendës të telefonave celularë. Nëse dikush dëshiron të flasë me dikë, ai i dërgon personit tjetër një zile ose mesazh të shkurtër në pager. Pagerët përdoreshin gjerësisht, sidomos në vitet 1980. Por zhvillimi i telefonëve celularë i bëri ata në masë të gjërë të panevojshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!