Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të vizitojë Izraelin në fillim të javës së ardhshme për t’u takuar me zyrtarë izraelitë dhe palestinezë rreth luftës në Gaza, raportojnë mediat e huaja.
Blinken e ka vizituar Izraelin tre herë që nga shpërthimi i luftës më 7 tetor. Vizita vjen pas konfirmimit të arritjes së një marrëveshje armëpushimi dhe lirimit të pengjeve midis Izraelit dhe Hamasit.
Qeveria e Izraelit dhe Hamasi njoftuan arritjen e një dakordësie për armëpushim katër ditor si dhe lirimin e 50 pengjeve izraelite në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë./abcnews.al


