Blinken për vizitën e Putin në Korenë e Veriut: Përpjekje e dëshpëruar për furnizim me armë

schedule07:22 - 20 Qershor, 2024

schedule 07:22 - 20 Qershor, 2024

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka komentuar vizitën e Vladimir Putin në Korenë e Veriut dhe takimin e tij me Kim Jong Un, duke e cilësuar si një përpjekje të dështuar për më shumë armë.

“Kur bëhet fjalë për Putinin dhe udhëtimet e tij në Korenë e Veriut, ne shohim Rusinë duke u përpjekur dëshpërimisht të zhvillojë dhe forcojë marrëdhëniet me vendet që mund t’i ofrojnë asaj atë që i nevojitet për të vazhduar luftën e saj kundër Ukrainës.”, tha ai.

Kreu i diplomacisë amerikane shtoi se Kina po ndihmon Rusinë duke prodhuar armë dhe municione.

“Kjo ndihmë e lejoi Rusinë të ruante këtë bazë ushtarako-industriale, të ruante makinën e luftës, të vazhdonte luftën. Kështu që kjo duhet të ndalet”, tha Blinken gjatë një konference për shtyp me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg.

Në të njëjtën konferencë për shtyp, sekretari i përgjithshëm i NATO-s tha se aleanca ishte e shqetësuar për mbështetjen e mundshme që Rusia mund t’i japë programeve raketore dhe bërthamore të Koresë së Veriut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!