Blinken pas takimit me Shefin e NATO-s: Dislokimi i trupave koreanoveriore kërkon përgjigje të vendosur

schedule10:24 - 13 Nëntor, 2024

schedule 10:24 - 13 Nëntor, 2024

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken deklaroi se dislokimi i trupave të Koresë së Veriut përkrah forcave ruse që luftojnë në kufirin ukrainas, kërkon “përgjigje të vendosur”.

Blinken, tha se ka diskutuar me shefin e NATO-s, Mark Rutte, për faktin që forcat koreanoveriore janë “përfshirë në betejë, dhe tani në luftime, duke nënvizuar se kjo kërkon dhe do të ketë një përgjigje të vendosur”.

Blinken u takua me Rutten në Bruksel, teksa administrata në largim e presidentit amerikan, Joe Biden, po tenton të çimentojë mbështetjen për Ukrainën, para se republikani Donald Trump të marrë detyrën e presidentit.

Pas fitores në zgjedhjet presidenciale, Trump është zotuar se do të ndalë luftërat në Ukrainë dhe Lindje të Mesme.

Gjatë adresimit për media, Rutte tha se presidenti rus, Vladimir Putin, nuk duhet të lejohet që të jetë i suksesshëm në Ukrainë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!